Rreth Nesh

“E duam polifonine

e kendojm ate per dit

ajo nuk te plak kurre

ta vazhdojne dhe femijt”

Jane vargje qe dalin nga thellesia e zemres, te  cilat duke u bashkuar dhe me shume vargje te tjera te poeteve e rapsodeve popullorete krijojne nje gjerdan te cmuar.

DIANA RUCI nga djepi i polifonis (Gjirokastra) qysh e vogel ka qene e apasionuar pas kesaj kulture shqiptare krahinore, e edukuar edhe nga prinderit me zerin e saj ka ngjallur interes te hershem dhe per kete eshte aktivizuar ne grupe te ndryshme polifonike. Interpretimet e saj jane mirepritur nga publiku, eshte vleresuar nga njerez te artit e te kultures si profesoret: Vaso Tole, Birce Hasko, Roland Ceno, Artisti Popullit Kadri Roshi, Lazer Filipi si dhe muzikologet, Haxhi Dalipi dhe Bajram Lapi etj. Ndersa NEILI vjen nga nje treve (PRONGJI) qe e ka ne tradite polifonine labe dhe ashtu sic ka hapur shkollen e pare ne zonen ku ajo shtrihet (Krahine e KARDHIQIT) edhe kenga labe  e saj eshte perhapur e prezantuar si brenda e jashte treves ku ajo shtrihet.

Ne moshen e rinise  DIANA e ka gjetur veten ne pallatin e kultures Gjirokaster.Ndersa NEILI eshte aktivizuar ne grupin polifonik te shkolles 8-te vjecare ne fshatin e lindjes PRONGJI dhe qe nga viti 1996 e ne vazhdim te DY anetare te shoqates Kulurore Artistike ” Polifonia Shqiptare”, me pjesmarrje aktive ne te gjitha elementet e nje grupi polifonik(lab e popullore).DIANA ka qene dhe solistja kryesore kete e deshmojne edhe albumet e cd.

-Pjesmarrja ne grup polifonik me shume dashamires te disa trevave si nga Gjirokastra,Tepelena,Saranda,Vlora etj e inkurajuar edhe nga njerez te artit e te kultures si dhe pjesmarrje disavjecare ne Shoqaten Kulturore Artistike “POLIFONIA SHQIPTARE” se bashku me bashkshortin NEIL RUCI kane sjelle nje repertor te larmishem ku perfshihen kenge patriotike, elegjike,lirike e shume te tjera te cilat jane ne kujtesen e atyre qe i kane degjuar por njekohesisht te arshivuara ne studio si dhe ne kaseta e cd.

AKTIVITETET Pjesemarrja ka qene ne aktivitete Kombetare e Nderkombetare si : -Pershendetja e festave te clirimit (2000-2002) – Pershendetja e konferences se Pezes (1998) – Pershendetja e takimit te intelektualeve Fier-Mallakaster -Pershendetja e takimit te intelektualeve ne Prizren (2001) – Persendetje ne pervjetoret e shoqatave simotra (Laberia, Dukat, Kute, etj.) – Pjesemarrja ne festivalin Euromuzika ne Umbria te Italis (1999) – Pjesemarrja ne fest-folk 2001 organizuar nga shoqata “Polifonia Shqiptare” – Pjesemarrja ne festivalin Nderkombetar Bylis-Fonia 2006, organizuar nga shoqata”Polifonia shqiptare” -Pjesemarrja ne festivalin polifonik ne Ana Kalamas te Janines (Greqi2006). Me Grupin Artistik “JEHONA SHQIPTARE,,te krijuar ne Korrik (2007) jane kryer nje sere aktivitetesh si:Pershendetja e 95 vjetorit te ngritjes se flamurit ne TIRANE,Koncert festiv me rastin e hapjes se Panairit” KLIKEKSPOGROUP,, (Nentor 2007)-Pershendetja ne Hotel Sheraton Tirana ne Dhjetor 2008: 15 vjetorin e kompanise:”COMPUTER&COPIER SYSTEMS,, (CCSgroup) me administrator dashamiresin e polifonise labe GENC LIKSKENDAJ. Eshte per te theksuar qe nga dita ne dite ky Grup po e gjen vehten ashtu sic duhet, me nje dinjitet kombetar,kete e themi  nga vleresimet qe po na behen jo vetem nga njerez te artit e kultures por edhe nga Personalitete te Larta Shteterore , Perfaqesues te Trupit Diplomatik akredituar ne Shqiperi dhe organizma te tjera Nderkombetare, sic eshte Pershendetja e Aktivitetit ne Shkurt 2009 te MINISTRISE SE KULTURES per projektin e Ridimesionimin e Muzeut Historik nga Qeverria Spanjolle  ne kuadrin e ruajtjes se trashigimnise Kulturore.Kete takim  e nderuan Zv. Kryeministri, Ministri Kultures, Ambasadori Amerikan, Ambasadori Spanjoll, Koordinatorja e OKB, Perfaqesues te UNESKO-s dhe PNUD-it  etj. Prezenca e ketij Grupi ka qene edhe ne aktivitete te tjera qe ka organizuar” BASHKIA,, ” QENDRA KULTURORE,, e TIRANES dhe “UNIONI ARTISTIK KOMBETAR, etj.

Vazhdimin e aktiviteteve  shume shpejte e pame edhe me Grupin Polifonik:”BILBILEJTE” te Shoqates:”SHTEPIA E POLIFONISE” si ajo ne pjesmarrjen e festivalit kombetar te shoqatave Shqiptare e organizuar nga Ministria e Kultures,Qendra e Veprimtarive Folklorike dhe Unioni kombetar Artistik , nga dt.24-26. 11. 2009 ne Tirane;ndersa me dt.16. 12` 09 se bashku edhe me Grupin polifonik te Tragjasit(Vlore) u dha nje koncert me rastin e perurimit te Shoqates Kul.Art.”SHTEPIA E POLIFONISE “dhe u promovuan dy libra te te madhit z.LEFTER CIPA,”Engjej te Polifonise” dhe “Flet Princi Polifonise”, ku nga Kryesia e Shoqates ju dha edhe cmimi:”SIMBOL I POLIFONISE”,po ne vazhdim te aktiviteteve kemi marre pjese ne pershendetjen e 15 -vjetorit te Qendres Kombetare Veprimtarive Folklorike  ne dt.19.12`09.Nje mbrese te pashlyeshme na i dha pjesmarrja ne Festivalin e 37-te Boteror qe u zhvillua ne GANAT te Frances ne dt.15-26.07 2010 me pjesmarrjen e disa ansambleve e grupeve nga e gjith bota si:Brazili,Kina,Afrika e Jugut,Spanja,Hungaria, Kazakistani e deri tek Zelanda e Re etj..

Puna e bene dhe ajo cka do te behet ne te ardhmen na nxit qe ne repertore  te jene ato kenge te tabanit per te cilat shume dashamires jane te etur qe jo vetem ti degjojn por edhe ti kendojn atje ku ata ndodhen.

I kendojm te ardhmes tone
Mbushur me plot shprese
Te percillet kenga jone
Nga brezi ne brez
Po na thuhet nje fjale ne vesh
A do tu gjej pleqeria
Kur brigjet te behen shesh
Eshte urim nga perendia.

Populli yne eshte i hershem ashtu si historia e tij. Koheve dhe periudhave te ndryshme pershtatshmeria i eshte pergjigjur gjithmon. Ai ka ditur kur duhet qare dhe kur duhet kenduar, pra trashigimia kulturore, doket dhe zakonet e kane shoqeruar ne shekuj.

Shqiperi kala mbi male moj shqiponj
Pse renkon moj halle madhe nena jone
Lerme o bote ne keto halle te vajtoj
Po nis pjellat ne kurbete i largoj
I them vehtes jam ne vete ku i coj
Me keto plage qe une marr si duroj
Te sherohem sa me shpejt qe te rroj
Unitetin edhe besen ti forcoj
Se bota te jep shpresen por mashtron
Ku ne lindem le te vdesim kjo nderon.

(mars 1997)

Shqiperi moj halle madhe
Jeton dite te keqija
Perjeton kuje dhe vaje
Qe nga plaku tek femija.

Nuk e ka ne gjak Shqiptari
Ta presi besen ne bes
Nga mali Gjere tek Korabi
Jemi vellezer pa pjese.

Prandaj ju politikane
Mos mohoni historine
Ata qe e lane vatane
Tani shprehin dashurine.

Po ujku qimen ndrron
Ai ujk ngelet perhere
Zakonin nuk e harron
Shqiperine e do te mjere.

O ju nena Shqipetare
Halli madh u mbiu ne dere
Qofshi Loke apo Labe
Na dhuroni nje Skender.

Ti dale zote ketij vendi
Si ne kohen e kaluar
Tu thot si behet kuvendi
Historia s`eshte harruar.
(maj 1997)

Vargje keto te dala nga thellesit e zemres per periudhen ne te cilen kaloi vendi yne. Besim dhe shprese per te ardhmen,dashuri per prinderit qe te kane lindur, dashuri per  vendlindjen, dashuri per Atdheun dhe dashuri per jeten e cila njehere vjen,prandaj ate ta jetosh ashtu si te vjen por: Dashurine te japesh, Per jeten e dhene, Se ate do marresh, Keshtu eshte e thene.

Kete mundohemi  edhe ne qe duke ecur ne gjurmet e te pareve jo vetem ti ruajm por edhe ti pasurojm me aq sa mundemi vet dhe ne bashkpunim, jo vetem ne polifoni por edhe me kenge te perpunura me instrumenta popullore te treves se jugut.

O vendlindja ime
Kush te ka bekuar
Stolisur si zonje
Me malet rrethuar

Kalaja keshtjelle
Histori ka shkruar
Zoti s`ta ka ziline
Se vet te ka krijuar

Me te paret tane
Brezi ri krenohet
Doket dhe zakonet
S`duhet te harrohen

Me rritet prinder me rritet me rritet
Me kujdesin e tradites me rritet
Une sot jam krenare per jeten re
Ikendoj te shkuares dhe asaj qe vjen
Ti kendoj polifonise
Me zerin e embel
Nuk e le menjane
Ata c`kam per zemer

Muziken popullore
Te lashte sa vet jeta
Ajo s`te plak kurre
Kendojeni o breza

Kurbeti per ne Shqiptaret ka qene i hershem, eshte ndare burri nga gruaja ,prindi nga femija, vellaj nga motra por ka ardhe nje dit qe ashtu sic u ndane u bashkuan perseri ne vatan….

C`u ngrita me nate

U nisa ne kurbet
Aman moj e dashur
Dheu mos me tret.

Me koken menjane
Do te le ca koh
Aman moj e dashur
Prap do te te shoh.

S`do kaloje shume
Jeta ne kurbet
Me ty moj e dashur
Dheu do me tret

Dhe pse vitet iken
Iken  e s` vin me
Tek ty moj e dashur
Jeten do ta le.

Ate nuk e le
Tej ne dhe te huaj
Por tek ty e dashur
Une le te vuaj.

Keto mi thot zemra
Nga thellesi e saj
Per ty moj e dashur
Lotet s` do ti thaj.

I DASHUR NGELET ATDHEU

Shqipetare kudo qe jini
mbare botes an e mbane
hallet u zbut emigrimi
por mos harroni vatane.

I dashur ngelet Atdheu
dhe pse s`eshte atje kudo
ty te lindi e ushqeu
ndaj te miren ja kerko

Me themelet qe jane hedhur
ne c`do vit shikon ndryshime
do vij dita per tu mbledhur
largesise i lat` kujtime.

Kujtimet ngelen te mira
kur ti vjen atje ku ishe
sepse kjo s`ishte deshira
qe le vendin edhe ike

Kush te ngroh e te mbeshtjell
Nena po, dhe Vendi yt
mbaje mend se ku je pjelle
duaji fort si te dy syte.

Ky eshte apel Zemre
Qe ne e leshojme
Jemi prej nje Nene
Ndaj t`mos e lendojme.

Duke shprehur mirenjohje per te gjithe ata qe na kane mbeshtetur, na kane inkurajuar me fjalet me te mira ne takimet fizike apo me mesazhet nepermjet E-mail dhe ne librin e pershtypjeve te ketij siti , NE cifti RUCI ju premtojme se do te mbajme premtimet  per ta pasuruar me tej kete web.  Me 10 Qershor 2007 u promovua libri ”NDRYSHIMI” nje vellim me poezi kryesisht me tekste kengesh polifonike e popullore, me autor NEIL RUCI.

S`eshte cudi e madhe ,
Me ate qe ben,
Me to hidhesh ne valle,
Kendohet dhe kenge.

Kendon per te tjeret,
Kendohet per ty,
Ajo qe ti bere ,
Quhet histori.

Historia flet,
Ndaj dhe ajo shkruhet,
Ai qe rreshqet,
Emeri i shuhet…

Ndersa ne dt 04.04 2008 ne prezencen e njerzeve te artit e kultures,medias audio-vizive si dhe mjaft dashamiresve nga fusha te ndryshme, u promovua albumi muziko-popullor”PER KALESHEN C`ME MERR MALLI”, me krijimtarine e kompozitorit  ARTAN XHAFERI, e klarinetistit popullor NOVRUS VENGO, me tekste nga folklori,nga i madhi LEFTER Cipa,si dhe nga z. ARTAN e NEIL. te kenduara me zerin e embel te DIANES. Per kenaqesine e dashamiresve te muzikes polifonike e asaj popullore mund te na shikoni edhe vidio ne adresen: www.youtube.com/kengelabe, ose duke klikuar direkt ne disa web-siteDiana Ruci.
Vec kesaj qe po bejme se bashku si Cift, kohet e fundit me disa dashamires ne TIRANE nga disa treva, krijuam dhe menaxhojme nje  Grup Artistik te emertuar “JEHONA SHQIPTARE,, ku kemi filluar bashkpunime dhe pjesmarrje ne aktivitete qe organizohen brenda e jashte vendit.U jemi mirenjohes atyre qe na u bashkngjiten per te shpalosur se bashku vlerat kulturore artistike te folkut tone te dashur.Ndersa per te realizuar nje enderr te hershme:
Ne baze te dispozitave te kodit civil e te ligjit nr.8788 dt.07.05.2001 per Organizatat jo fitim prurese me dt.09.10.09 doli vendimi gjykates Nr.2650 per themelimin e Shoqates Kul.Art “SHTEPIA E POLIFONISE”me mision:Te ruaj e pasuroje me tej traditen e popullit tone brenda e jashte Shqiperise ne interpretimin e Folkut te treves se jugut e me gjere.Ideja e simbolit te polifonise Lefter Cipa u be realitet me bijt e laberise ketu ne mes teTiranes. Komisioni nismetar i perbere nga njerez qe e duan kete kulture tradicionale e zgjodhen z. Lefter president nderi,ndersa presidenti asamblese:z.Tonin Troqe(Tragjas-Vlore),Kryetar i keshillit drejtues:z.Bajram Lapi(Erseke),N/kryetar:Laert Duraj(Dames-Tepelene),Eduart Likskendaj(Brataj-Vlore),sekre tar i pergjithshem z.Guro Zeneli(Fterre-Sarande),Drejtor i mardhenieve me publikun:z.Aleksander Cipa(Pilur-Vlore),Drejtor i mardhenieve me jashte z.Viktor Sharra(Fier),Udheheqes artistik:Saimir Strati(Kallrat-Vlore),Menaxher :Neil Ruci(Prongji-Gjirokaster) etj; gje per te cilen do t`ju njoftojme periodikisht per statutin dhe plan-aktivitetet qe do te organizoje kjo Shoqate, ku nje pjese te misionit do ta realizoje edhe me Grupin e saj Polifonik:”BILBILEJTE” i perbere nga:Nazif Cela(Lapardha-Vlore), Mehmet Vishe(Gjirokaster),Perparime Ziflaj(Lekdush-Tepelene),Diana Ruci(Gjirokaster),Hyso Xhaferi(Kallarat-Vlore),Neil Ruci(Prongji-Gjirokaster) e Cune Baco(Fushbardhe-Gjirokaster), ku me repertorin e tyre do t`ju dhuroje kenaqesine shpirterore nepermjet koncerteve,CD e Video-klipeve, keto te realizuara nga fondi vet Shoqates por edhe nga donatore e sponsorizueseve te ndryshem nepermjet Nr.llogarise:0101031194 ne RAIFFEISEN BANKE. Ne vijimesi do t`ju njohim edhe me me te rejat e Shoqates,mirese te na vini ne SHTEPINE E POLIFONISE!
Polifonine Labe
ta ruajm si syte
se prej saj po shkave
eshte lak qe te mbyte.

Prandaj dhe ne sote
bijt e laberise
ngritem te gjithe tok
Shtepine e Polifonise

Ne treve eshte rrenja
ku deget ushqehen
tamam si tek nena
ne gji te saja prehen

Ndaj te gjithe se bashku
hajt t`ja themi kenges
ky eshte edhe shkaku
per BILBILEJT e nenes….