Bashkepunim
BASHKPUNIMI NE JET, NUK ESHTE VETEM BEREQET, AI ESHTE EDHE ME SHUME, KUSH PUNON E S`RRI NE GJUME, TE KRIJOSH EDHE KENDOSH,ME TE TJERET TE BASHKOSH, ATE C`FAR KE TI PER ZEMER, DO LESH GJURME E DO BESH EMER.
Keto jane vargje qe dalin nga thellesia e zemres e te gjithe atyre qe sa do pak kontribojn ne pasurimin e ruajtjen e vlerave kulturore artstike te folkut tone te dashur.
Pranadaj edhe NE na erdhi nje dite, ku krahas asaj qe kemi bere, te marrim energji te reja me mbeshtetjen dhe bashkpunimin e shume dashamiresve, per te cilen u shprehim mirenjohje, ndersa publikut artedashes brenda dhe jasht vendit do t`ju japim kenaqesin shpirterore me interpretimin e folkut tone nga disa treva te vendit. Kete e mbeshtesim ne ate qe mu ne mes te Tiranes me disa dashamires u mblodhem dhe krijuam Grupin Artistik “JEHONA SHQIPETARE,, me ndihmesen edhe te biznesmenit IBRAHIM LAMI, me origjine nga Dibra dhe banues ne FUSH KRUJE, ku me aktivitetin e tij privat ka te punesuar mbi 40 familjare te cileve u ka permiresuar jetesen dhe zbutur hallet e perditshme, pyksinimet e tij shkojne edhe me tej.Ndersa endra e pasur me kohe u realizua me dt.09.10.2009 ku me vendimin e Gjykates Tirane nr.2650 u krijua Shoqata Kul.Art.”SHTEPIA E POLIFONISE”duke patur ne juridiksionin e saj Grupin Polifonik:”BILBILEJTE” ku pjestare jemi edhe NE cifti Ruci,ne krahe te atyre artisteve te medhenj qe kane bere histori ne polifoni si:NAZIF CELA, PERPARIME ZIFLAJ,MEHMET VISHE,HYSO XHAFERI etj.Ideja e te madhit LEFTER CIPA per te ruajtur vlerat kulturore Artistike te polifonise polifone u be realitet me krijimin e kesaj Shoqate nga bijt e laberise, ketu ne mes te Tiranes si:z.Tonin Troqe,Bajram Lapi,Laert Duraj,Eduart Likskendaj,Guro Zeneli,Viktor Shara,Aleksander Cipa,Saimir Strati etj.etj..
Gjenerat e re, Do eci perpara, Eshte e thene per ne ,Se ka mbire fara,Ajo lulezon,Ne vendin e mbjelle,Kush ka sy shikon,Fryt do marre nga here,Prandaj ju o prinder, Vellezer e motra, Mbajini ne preher, Femijet qe ka votra….
Ne kete Web nuk mund te leme pa permendur edhe pjestaret e hershem te grupit polifonik “JEHONA SHQIPTARE”, te cilet e kane aq pasion kengen, sa qe lodhja e tyre ditore shkrihet menjehere kur ne mblidhemi e kendojm secili treven e vet, ndersa ne aktivitet e ndryshme brenda dhe jasht vendit percjellim tek publiku artdashes ato vlera qe populli yne i ka trasheguar ne breza dhe me unitet.Te bucas polifonia
Jo vetem ne treven e vet
Por dhe te lahut e ciftelia
Kete populli e mirepretKenga eshte ilaci jetes
Pa te nuk mund te rrosh
Me zerin e se vertetes
Kengene ta dashuroshMe te nuk je i vdekur
Gjithmon mbetesh i gjall
Dhe pse dheu te ka tretur
Zeri jote nuk do ndal….
1. PILO NDINA ( Kelcyre ) Permet, qysh femije i eshte qepur kenges popullore Permetare dhe sot si shume intelektual te tjere, ju pre ne mes karriera e tij ushtarake, por jo i mbetur pa shprese. Ai ju bashkengjit Grupit artistik me interpretime te disa trevave, krahas punes dhe halleve te perditshme qe ka
2. DILAVER MYSLIMAJ ( Lepenic ) Vlore , aktivist ne jeten artistike te fshatit , i organizuar ne Grupin polifonik te te rinjve dhe ne vijemesin e jetes ka marre pjese edhe ne Grupin polifonik te Metalurgjikut Elbasan dhe per disa vjete, qe nga viti 1999 ne Grupin polifonik te Shoqates kulturore artistike te Polifonis Shqiptare
3. BENJAMIN KURUPI ( Fterre) Sarande , i cili kudo qe ka qene, me zerin e tij melodioz behet i pranishem nga kushdo , ai ka qene i angazhuar ne jeten artistike te fshatit ku ka marre pjese ne Grupin polifonik te Fterres, grup i njohur ne mbare publikun hqiptar brenda dhe jasht vendit. Ka marre pjese ne Grupin polifonik te shkolles se mesme Borsh , ne repartin ushtarak ku ka kryer sherbimin ushtarak dhe per disa vjet, qe nga viti 1998 ne Grupin e shoqates Polifonia Shqiptare.
4. TAULANT DAUTAJ (Fterre)Sarande,pjestari me i ri igrupit me nje pasion qe duhet te jet shembull edhe per bashkmoshataret e tij.Qysh ne femijeri ai ka kenduar ne aktivitetet e shkolles e te rinjeve te fshatit me tradit te hershme ne polifonine Shqiptare.
5. SHPETIM JONUZAJ (Peshkepi)Vlore,pjesmarres ne disa aktivitete te fshatit te tij dhe me gjere,familjarisht jane te apasionuar per kengen labe.Z.Shpetim per disa vjet ka qene i inkuadruar ne grupin polifonik te Shoqates kul.art. Polifonia Shqiptare. Kengen e tabanit ua ka edukuar edhe femijeve te tij.
6. QEMAL MAHILAJ (Sevaster) Vlore,qysh femij eshte aktivizuar ne aktivitetet kulturore artistike te fshatit e zones per rreth.Me ardhjen ne Tirane ju bashkngjit Shoqates Kul.Art “POLIFONIA SHQIPTARE”dhe me von e gjen vehten tek Grupi:JEHONA SHQIPTARE
7. GJERGJ MATOSHI ( Dardhe ) Puke, me pershkrim te vecante te jetes kulturore artistike ne vijimesine e kesaj faqeje interneti. E meriton kete pershkrim.
Lidhje Bashkepunimi kemi edhe me grupe te tjera artistike brenda dhe jashte vendit, me shoqata kulturore dhe artistike si”UNIONI ARTISTIK KOMBETAR,, “POLIFONIA SHQIPTARE, ” ZEMRA E NENES KENDON,, “”QENDRA KULTURORE e TIRANES,, “ISO POLIFONIA,, Grupi polifonik i ”EPIRIT,, te Janines ,,Grupi Polifonik ”BILBILAT E KOLONJES, (GJirokaster, Kontakto +355 692099789). Grupi “DJEMT E VJOSES”, Nje bashkpunim te ngusht kemi me bilbilin e kenges labe: NAZIF CELA i cili vjen nga Lapardhaja (Vlore) qe ka bere histori ne kengen labe jo vetem ne festivale folklorike kombetare e zonale por edhe ne arenen nderkombetare,me qendrimin ne Tirane jo qe nuk e ka shkeputur nga treva por punon me shume dashamiresi qe te ruhet e pasurohet kjo kulture e lasht e vendit tone,bile ne fshatin e tij te lindjes jo vetem qe emban ngritur kete grup bashk me bashkfshataret por kane ngritur edhe nje grup me te rinj, me qellim qe te ruhet tradita e te percillet ne breza(kontacto:+355 692494867,e-mail:nazifcela@yahoo.com) .Instrumentisti NOVRUS VENGO nga Berati , me gishtat e tij prej nje mjeshtri dhe frymen qe nxjerr neprmjet Klarinetes eshte i pranishem ne gjirin e publikut artdashes jo vetem nepermjet albumeve , CD-ve e videoklipeve,por edhe fizikisht (Kontacto +355 682150593). Nje merit te vecant ne cilesine e Cd e videoklipeve profesionale e ka Shtepia Diskografike SHQIPJA MASTER STUDIO (Tirane) tek ecila jo vetem Ne gjetem mbeshtetje por edhe shume te tjere,sepse eksperienca disa vjecare, cilesia e profesionalizmi me te cilen punon ky staf eshte per tu admiruar. Bashkpunim me te ngusht kemi me kompanine:COMPUTER&COPIER SYSTEMS(CCS Group) me administrator dashamiresin e polifonise:GENC LIKSKENDAJ vizito:www.ccs-albania.com dhe MEDIA GRAPH me administrator EDUART LIKSKSKENDAJ (kontakto: +355 692091563, e-mail: mediagraph2007@hotmail.com),ndersa http://www.spraydesign.co.uk/ ka nje profesionalizem qe me punen cilesore shton nga dita ne dite klientelen e miqesine me ta,kontakto:ermal@spraydesign.co.uk Pra: te harmonizuara te gjitha keto element qe theksuam me lart, ne krijojme njeANSAMBEL me vlera te larta Kulturore e Artistike.
Eshte i hershem uniteti,
Dhe kushdo qe ta percaj,
Do marre mallkim nga mileti,
Dhe toka e vet s`do e mbaje.
Laberia me kenget e saj ka bere histori,ajo ka percjelle e percjell mesazhe uniteti e bashkpunimi.Kete e tregoje se fundmi edhe ne pamvaresine e KOSOVES me dt.17. 02.2008.qe jo vetem u festua me madheshti ne cdo treve,por nje grup dashamires te polifonise u gjenden midis vellezerve ne Prishtine dhe kenduan se bashku me ta.Po keshtu edhe Ne, ashtu sic e ka zakon shqiptari i pershendesim te gjithe Shqiptaret anembane me kete kenge:
O trimja Kosove
Tani me lirine
Me nuk je gjitone
Sepse ke shtepineShume se c`vojte
Po te erdhi dita
Zgjedhen ti e hoqe
U shpall Republika.Me gjakun qe derdhe
Bere histori
Prane na kishe neve
Me afer tani.Prej nje nene jemi
Quhet SHQIPERI
Me krenari e themi
S`na ndan dot njeri.Eshte e drejta jone
Qe na kishin marre
Me fjala gjiton
JO! per Shqipetare.
( 17 shkurt 2008 )
GJERGJ Matoshi nga fshati DARDHE i Pukes qysh femije i ka kenduar goja e zemra.Edhe pse ne nje zone te thelle malore zeri i tij i harmonizuar me instrumentat popullor ,cifteli e lahut, zgjoje e befasoje jo vetem ata qe e linden e edukuan por me talentin e tij shume shpejt e gjeti vehten ne aktivitetet kulturore artistike te fshatit,qytetit dhe qe nga viti 1992 e ne vazhdim ju plotesua endrra per ta pare vehten e tij ne skenat kombetare e nderkombetare per te shpalosur ate c`ka per zemer,kengen e treves se vet, qe eshte e hershme e me tradite.
Vec nje fjale me then Pukjan
Te gjitha te mirat i ke than
Ke then nder ke then burreri
Ke thene flamur kuq e zi…
Z. GJERGJ eshte nje nga rapsodet popullore qe ka futur cifteline e lahuten ne muziken e lehte e popullore,me interpretimet e tij ai ka elktrizuar skenat kudo qe ka qene brenda e jashte vendit.me pikantet jane: ajo ne koncertin recital te te mirnjohurit ARDIT GJebreja ne projektin JON, ne shoqerimin e kengetares ELSA Lila me lahut ne prezantimin qe ajo beri ne France per SHqiperine.
A K T I V I T E T E: Ne mjaft aktivitete qe jane zhvilluar nga Asambli Shteteror Shqiptar brenda e jashte vendit, ne festivale folklorike kombetare e zonale si dhe ne mjafte koncerte organizuar e menaxhuar nga vet ai por edhe ne bashkpunim me kengetare e grup kengetaresh.Ato jane shume por ne permendim disa prej tyre: Ne Turqi pothuajse cdo vit qe nga viti 1994, ne Gjermani ne vitin 1996-98-2000, ne France 1999, neAmerik(Florida) 1998 dhe 2001, ne Kanada (Toronto) 2000. NeFestivalin kombetar te instrumentave popullore ne Gjirokaster(maj2006), ne festivalin e rapsodeve popullore ne Lezhe (qershor2007) Ku u vleresua me cmim nga juria,vleresime te tilla ka disa jo vetem me certifikate por mbi te gjitha ajo qe te le mbresa me shume eshte kur merr vleresime nga te pa zvendesueshmit e artit e kultures Tish Daija, Cesk Zadeja e muzikologu Haxhi Dalipi etj.
Ne vitin 2005 shpirti dhe zemra e Gjergj Matoshit u qetesua kur me zerin e tij melodioz dhe si nje ninull, kendoje me shume emocion e i mallngjyer per “NENE TEREZEN,, e madhe mbi varrin esaj ne KALKUT (Indi)