Shoqata Kul Art “Shtepia e polifonise”

Ne baze te dispozitave te kodit civil e te ligjit nr.8788 dt.07.05.2001 per Organizatat jo fitim prurese me dt.09.10.09 doli vendimi gjykates Nr.2650 per themelimin e Shoqates Kul.Art “SHTEPIA E POLIFONISE” me mision:Te ruaj e pasuroje me tej traditen e popullit tone brenda e jashte Shqiperise ne interpretimin e Folkut te treves se jugut e me gjere.Ideja e simbolit te polifonise Lefter Cipa u be realitet me bijt e laberise ketu ne mes teTiranes. Komisioni nismetar i perbere nga njerez qe e duan kete kulture tradicionale e zgjodhen z. Lefter president nderi, ndersa presidenti asamblese: z. Tonin Troqe (Tragjas-Vlore), Kryetar i keshillit drejtues:z. Bajram Lapi (Erseke), N/kryetar: Laert Duraj (Dames-Tepelene), Eduart Likskendaj (Brataj-Vlore), sekretar i pergjithshem: Neil Ruci (Prongji-Gjirokaster), Drejtor i mardhenieve me publikun: z. Aleksander Cipa (Pilur-Vlore), Drejtor i mardhenieve me jashte z. Viktor Sharra (Fier) etj; gje per te cilen do t`ju njoftojme periodikisht per statutin dhe plan-aktivitetet qe do te organizoje kjo Shoqate, ku nje pjese te misionit do ta realizoje edhe me Grupin e saj Polifonik: “BILBILEJTE” i perbere nga: Nazif Cela (Lapardha-Vlore), Mehmet Vishe (Gjirokaster), Diana Ruci (Gjirokaster), Prparime Ziflaj (Lekdush-Tepelene) Hyso Xhaferi (Kallarat-Vlore), Neil Ruci (Prongji-Gjirokaster) e Cune Basho(Fushbardhe-Gjirokaster), ku me repertorin e tyre do t`ju dhuroje kenaqesine shpirterore nepermjet koncerteve, CD e Video-klipeve, keto te realizuara nga fondi vet Shoqates por edhe nga donatore e sponsorizueseve te ndryshem nepermjet Nr.llogarise:0101031194 ne RAIFFEISEN BANKE. Ne vijimesi do t`ju njohim edhe me me te rejat e Shoqates,mirese te na vini ne SHTEPINE E POLIFONISE!
Polifonine Labe
ta ruajm si syte
se prej saj po shkave
eshte lak qe te mbyte.

Prandaj dhe ne sote
bijt e laberise
ngritem te gjithe tok
Shtepine e Polifonise

Ne treve eshte rrenja
ku deget ushqehen
tamam si tek nena
ne gji te saja prehen

Ndaj te gjithe se bashku
hajt t`ja themi kenges
ky eshte edhe shkaku
per BILBILEJT e nenes..

***Ne kuadrin e realizimit te misionit qe ka Shoqata Kul.Art.”SHTEPIA E POLIFONISE” me dt.16.12.`09 me prezencen e shume dashamiresve artedashes u be takimi promovues, ku u shpalos pak a shume qellimi kesaj shoqate nga Kryetari z. Bajram Lapi.Ne vazhdim te aktivitetit fjalen e mori edhe presidenti kesaj shoqate z.Tonin Troqe i cili vleresoje vlerat kulturore te popullit tone qe jo vetem duhen ruajtur por edhe te trashegohen ne breza.Ndersa n/Kryetari z. Laert Duraj jo vetem tregoje pasionin qe ka per polifonine labe por shprehu edhe ndihmesen financiare qe Universiteti Europian i Tiranes i akordoje kesaj shoqate per cilesine e realizimit te misionit si dhe akordim te 2-3 bursave ne vite per femijet e antareve te Shoqates. Atmosfera ndryshoje kur n/Kryetari shoqates z. Eduart Likskendaj vleresoje punen e deri tanishme dhe burimin e frymezimit te njerit prej figurave me te shquara te polifonise z. Lefter Cipa i cili me krijimet e veta ka qene pjesmarres ne 6 Festivalet Kombetare dhe ideatori i emertimit te kesaj Shoqate, prandaj dhe ne emer te Krysise ju dha cmimi” Simbol i Polifonise”, ne ket kohe ne menyre te menjehershme Grupi polifonik i kesj shoqate “BILBILEJTE” shpertheu ne vargjet e Lefter Cipes: “Tundu Bejk e bardhe tundu” me solist kengetarin qe jo pak ka histori ne kete kulture z. Nazif Cela me partnere Diana Ruci,te shoqeruara nga gryka e z.Mehmet Vishe e Hyso Xhaferi dhe gjith grupi ,qe me nje unison elektrizoje te pranishmit ne salle. Atmosferes festive bukurine ja shtoje edhe kenga labe e Grupit te mirenjohur TRAGJAS, ndersa kengetari veteran z. Hysen Ruka me ate ze aq brilant, te jepte pershtypjen e nje te riu 20-vjecar, pra ketu vertetohet edhe ajo qe kenga labe nuk te plak por te mban gjithmone te ri dhe mbetesh i pavdekshem sepse le zerin gjalle.Ne vazhdim te aktivitetit u be edhe promovimi dy librave te poetit te shquar z. Lefter Cipa: “Engjej te Polifonise” dhe ‘Flet Princi Polifonise” ku z. Mojkom Zeqo foli me aq ndjenje e dhembshuri, qe gjithsecilit do ti ngelen ne kujtese ne jete te jeteve, kjo sepse te tille njerez ka kombi jone qe jemi ndjere e ndjehemi krenare.

E duam Polifonine,

E kendojme ate per dite,

Ajo nuk te plake kurre,

Ta vazhdojne dhe femijte..***