Pse te vuaj Shqiperia

I kam ren` botes an` e mban
cfare pash e cfare nuk pash
por kur kthehesha na vatan
i harroja ato qe lash.

Ka momente rri mendoj
pse te vuaj Shqiperia
c`ka me teper ajo bot
mos eshte shkaku shoqeria?

po, po shkak esht`ajo
qe tranzicionin e vendit
s`e beri si populli do
sipas zakonit e kuvendit.

Ja hodhi fajin s` kaluares
dhe ashtu serbes serbes
politikanet e s`shkuares
vendosen luget ne brez.

Kush e kush t`hante me shume
vaj medet, o populli shkret
edhe pse sot s`ke nje burre
neser them se do ta kesh.

Ti merre si te duash
por fatin mos e lesho
se me keta politikane
gjithmon keshtu do t`shoh.

Mos harro nga ke ardhe
permireso ate qe vjen
se ne do t`na kesh prane
ndaj gjej vehten se ku je.
( Neil Ruci)

Komentet

Nje Pergjigje per “Pse te vuaj Shqiperia”
  1. Iro Zanaj says:

    E bukur kjo neil

Shprehni mendimin tuaj

Na thoni c'fare mendoni...