Keshtu eshte polifonia

Me polifonine shqiptare
nderohesh kudo qe shkon
trashegim prej te pareve
eshte burim qe nuk shteron

Kete provuam dhe ne
mbledhur nga ane e anes
kush ka sy ate e sheh
mu ne mesin e Tiranes

Dy jemi nga Gjirokastra
dy nga Laberia-Vlore
bashkengjitet Mallakastra
Sarande,Tepelen kurore

Kudo qe ne pershendesim
sic e ka zakon Shqiptari
mendje nuk po ju shesim
jemi si nje gure sterralli

Qe prej tij dalin shkendija
e ndizet nje zjarr i tere
keshtu eshte polifonia
prandaj s`duhet qe ta leme

Per kete jemi krenare
ndaj dhe brezat ta vazhdojne
eshte per neve nje thesar
prandaj duhet te kendojme

Me kengen nuk je i vdekur
gjithmon mbetesh i gjalle
dhe pse dheu te ka tretur
zeri jote nuk do te ndale
(Neil Ruci)

Shprehni mendimin tuaj

Na thoni c'fare mendoni...