Djali Ne Kurbet
I shte Gushti me te dal
viti`98-te
mbaja syt pertej ne mal
me iku djali ne kurbet
Iku ne nje mosh te njome
dhe punon ne dhe te huaj
ate dite s`do ta harroj
kur me femijt e tij e luaj
Une te linda e ushqeva
te jetoje ne vendin tend
sa shume u shqetesova
kur mora vesh se c`pune ben
Duart e tua te njoma
s`ishin per at` pune. o bir
per ty ishte vetem shkolla
per nje jete me te mire
Djersen ty ta shfrytezojne
hakun asnjeher se merr
pse keshtu do te rrojme
hyzmeqar dere me dere!
O tranzicioni marrosur
na hoqe med nga koka
o njerez te pangopur
nuk na i ka fajin bota.
(Neil Ruci)