Keshtu eshte polifonia
Me polifonine shqiptare
nderohesh kudo qe shkon
trashegim prej te pareve
eshte burim qe nuk shteron
Kete provuam dhe ne
mbledhur nga ane e anes
kush ka sy ate e sheh
mu ne mesin e Tiranes
Dy jemi nga Gjirokastra
dy nga Laberia-Vlore
bashkengjitet Mallakastra
Sarande,Tepelen kurore
Kudo qe ne pershendesim
sic e ka zakon Shqiptari
mendje nuk po ju shesim
jemi si nje gure sterralli
Qe prej tij dalin shkendija
e ndizet nje zjarr i tere
keshtu eshte polifonia
prandaj s`duhet qe ta leme
Per kete jemi krenare
ndaj dhe brezat ta vazhdojne
eshte per neve nje thesar
prandaj duhet te kendojme
Me kengen nuk je i vdekur
gjithmon mbetesh i gjalle
dhe pse dheu te ka tretur
zeri jote nuk do te ndale
(Neil Ruci)
Kthjellohu o mendje
O shoke c`u prish dynjaja
dynjaja ku une jetoj
pse thua su be hataja
per jeten qe ndryshoj
Pse duhej ta ndryshonim valle
ne kishim traditen tone
tani q`na vjen mendja verdalle
shpejt e vemi ne gjitone
Ata s`na i zgjidhin halle
po na japin disa pune
ua prishem te pareve tane
sot po e paguajm shume
Ne fillim te duket mire
se kujton ate qe kishe
me von vet e ke peshtire
dhe kthehesh atje ku ishe
Kthehesh te dynjaja tende
se atje e ke qetesine
thua kthjellohu o mendje
te mos e prishesh me shtepine
Bekimin do marresh nga Zoti
qe t` mos e ndrrosh me dynjane
eshte thene dhe prej qe moti
do jesh i mbetur ne vatane.
(Neil Ruci)
Djali Ne Kurbet
I shte Gushti me te dal
viti`98-te
mbaja syt pertej ne mal
me iku djali ne kurbet
Iku ne nje mosh te njome
dhe punon ne dhe te huaj
ate dite s`do ta harroj
kur me femijt e tij e luaj
Une te linda e ushqeva
te jetoje ne vendin tend
sa shume u shqetesova
kur mora vesh se c`pune ben
Duart e tua te njoma
s`ishin per at` pune. o bir
per ty ishte vetem shkolla
per nje jete me te mire
Djersen ty ta shfrytezojne
hakun asnjeher se merr
pse keshtu do te rrojme
hyzmeqar dere me dere!
O tranzicioni marrosur
na hoqe med nga koka
o njerez te pangopur
nuk na i ka fajin bota.
(Neil Ruci)
Pse te vuaj Shqiperia
I kam ren` botes an` e mban
cfare pash e cfare nuk pash
por kur kthehesha na vatan
i harroja ato qe lash.
Ka momente rri mendoj
pse te vuaj Shqiperia
c`ka me teper ajo bot
mos eshte shkaku shoqeria?
po, po shkak esht`ajo
qe tranzicionin e vendit
s`e beri si populli do
sipas zakonit e kuvendit.
Ja hodhi fajin s` kaluares
dhe ashtu serbes serbes
politikanet e s`shkuares
vendosen luget ne brez.
Kush e kush t`hante me shume
vaj medet, o populli shkret
edhe pse sot s`ke nje burre
neser them se do ta kesh.
Ti merre si te duash
por fatin mos e lesho
se me keta politikane
gjithmon keshtu do t`shoh.
Mos harro nga ke ardhe
permireso ate qe vjen
se ne do t`na kesh prane
ndaj gjej vehten se ku je.
( Neil Ruci)
Per Nene Terezen
O moj Nen`e madhe
gjithmon te kujtojme
na je gjend ne halle
ndaj s`po te harrojme
Ne zemrat njerzore
Ti gjithmone do jesh
sepse je hyjnore
te kemi peshqesh.
Nga i madhi Zot
Ti sec` u dergove
ndaj te themi sot
jeten na dhurove.
Ate ta jetojme
ashtu sic` na vjen
se do ta kuptojme
qe vehtveten gjen.
(Neil Ruci)
Per Camerine
Duhet tua kuptojme
motra dhe vellezer
qe t`mos ua lendojm
ate c`keni ne zemer
Historia juaj
ka lavdin e vet
me Markon dragua
ajo po ju flet.
Ju flet pe te ndrequr
ate c`u kane marre
te renet jan tretur
ne kujtes te gjalle.
Te jeni krenare
per gjakun e derdhur
keni per ta marre
ate c`u kane vjedhur.
Eshte toka e juaj
qe mezi ju pret
se s`jeni te huaj
ne pronen e vet.
(Neil Ruci)